Telegrafi

Refuzohet kërkesa e të akuzuarve për inçizim pamor dhe zanor të seancës në lëndën ”Transportuesi”

Sot u mbajt seanca për lëndën ”Transportuesi”, ku i akuzuar është ish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski, si edhe 20 persona të tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Makfax bën të ditur se gjykatësja e refuzoi kërkesën e të akuzuarve për inçizim pamor dhe zanor të seancës, sipas AKMIS. Pala mbrojtëse kërkoi që të shtyhet seanca kryesore deri sa të plotësohet kjo kërkesë.

Edhe në këtë rast, mbrojtja kërkoi largimin e ekipeve të gazetarëve që të mos marrin inserte nga fillimi i gjykimit.

Përndryshe, Taleski dhe të tjerët akuzohen për keqpërdorim të rreth 360 mijë euro para bga buxheti i shtetit./Telegrafi/