Telegrafi

Refuzohet kërkesa e PSP-së për paraburgim të një të dyshuari në rastin ”Arka”

Gjykata themelore Shkupi 1 e ka refuzuar kërkesën e PSP-së për masën e paraburgimit për njërin nga të dyshuarit në rastin ”Arka”, si kërkesë e pa bazë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraprakisht, gjykata njoftoi se PSP-ja ka kërkuar ndërrimin e gjyqtares që merret me këtë rast dhe se për këtë kërkesë duhet të vedoset brenda tre ditësh.

Njiherit, Gjykata themelore Shkupi 1 deklaron se me kërkesat e PSP-së për ndërrim të ndonjë gjykatësi, diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, zhagitet procedura gjyqësore ndaj lëndëve të PSP-së./Telegrafi/