Atletico Madrid ka refuzuar një ofertë të rëndësishme nga Manchester United për yllin e saj Joao Felix në vlerë 135 milionë euro.
Miguel Angel Gil Marin, drejtues i Atletico Madridit, e dëgjoi shumën përfundimtare të propozimit që Man United ishin të gatshëm ta paguanin, port atij nuk iu desh asnjë minutë për ta menduar.
Përgjigja e tij ishte e prerë: Joao Felix nuk është në shitje. As për atë shumë, që i kalon 127.2 milionët eurot që Atletico Madridi i pagoi te Benfica në verën e 2019 për transferimin e tij.
Manchester United pas nisjes së keqe të sezonit është duke punuar fuqishëm që të ofrojë lojtarë, por ofertat e tyre po refuzohen nga klubet.
Për lojtarin ishte i interesuar edhe Bayern Munich, që e shihnin portugezin si zëvendësim për Robert Lewandowskin në rast largimi, gjë që ndodhi.
Atletico Madrid have no intention to sell João Félix this summer and also won’t accept €50m for Matheus Cunha. Clear message sent to Man United. 🚨🔴 #MUFC
John Murtough had direct contact with Atletico and the answer was negative. pic.twitter.com/BW2VfUWFs3
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 17, 2022
Edhe atëherë bavarezëve iu bë e ditur që asnjë shumë nuk kryen punë për yllin portugez. /Telegrafi/