Telegrafi

Refuzohet edhe një ftesë e Gjykatës Speciale, Faik Zogaj thotë se nuk do t’i përgjigjet

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë dërguar ftesë edhe për ish-ushtarin e UÇK-së, Faik Zogaj, por ky i fundit ka deklaruar se nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese.

Njoftimin e ka bërë vet Zogaj, ndërsa ai ka thënë se nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese.

Ai ka thënë se ftesa i ka ardhur për datën 21 mars, kurse thotë se nuk e njeh këtë Gjykatë.

“Të nderuar familjarë,miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilesinë e te Akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do i përgjigjem më datë 21.03.2020. Sepse une Personalisht nuk e njof ket Gjykad derisa kijo gjykat ti denon Kriminelet qe me i Vran me te .Dashurit e Mi brenda ne Shtepi. Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime! Lavdi Deshmoreve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, shkruan Zogaj në Facebook.

Faik Zogaj është personi i dytë i ftuar nga Gjykata Speciale i cili ka vendosur ta refuzoj ftesën e kësaj Gjykate.

Të hënën mbrëma, edhe Fatmir Brajshori ka thënë se nuk do t’i përgjigjet ftesës së kësaj Gjykate, duke renditur disa nga arsyet për të cilat thotë se e refuzon këtë ftesë.

Lexo po ashtu Fatmir Brajshori ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale, por thotë se nuk do t'i përgjigjet ftesës

Ai ka përmendur këtu akuzat e Dick Marty dhe sidomos pjesën që ai veprimtarinë e tij e ka ushtruar nga Zvicra gjatë periudhës kohore për të cilën është duke hetuar Gjykata Speciale. /Telegrafi/