Apeli i Atletico Madridit për zvogëlimin e dënimit të Diego Simeones nuk është pranuar.
Simeone u suspenduar për 3 ndeshjet e fundit në La Liga për shkak se një djalosh që ruante topa afër Simeones e hodhi një top të dytë në fushë për të ndalur një kundërsulm vdekjeprurës të Malagas.
Komiteti ekzekutiv nuk ka mundur të identifikojë autorin e hedhjes së topit dhe kështu do të dënohet trajneri i ekipit sipas ligjeve në fuqi.
Atletico ka mundësi që rastin të dërgojë në Tribunalin Administrativ për Sport në Spanjë. /Telegrafi/