Site icon Telegrafi

Refuzohet ankesa për rastin e prokurores Bakija

Gjykata e Apelit  refuzoi ankesën për rastin e prokurorës Shpresa Bakija.

Në njoftim thuhet se Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar ankesën e prokurorisë, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 20.06.2016, dhe ka vendosur që i njëjti të vërtetohet.

Sipas këtij aktgjykimi e akuzuara Sh.B., në mungesë të provave, është  liruar nga akuza, sikur që parasheh neni 364 i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, për shkak te veprave penale: zbulimi i fshehtësisë zyrtare nga neni 347 i Kodit Penal të Republikë së Kosovës, shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 dhe cenimi i fshehtësisë se korrespondencës dhe bazave i të të dhënave kompjuterike, nga neni 168 i të njëjtit kod.

“Gjykata e Apelit e Kosovës konstaton se pretendimet ankimore të prokurorisë,  lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave te procedurës penale, si ato që ceken në ankesë edhe ato të cilat gjykata e shkallës së dytë i konstaton sipas detyrës zyrtare, nuk janë të bazuara. Kjo ngase aktgjykimi i ankimuar i gjykatës së shkallës së parë është i qartë dhe konkret, nuk përmban kundërthënie, ndërsa janë dhënë arsye të duhura faktike dhe juridike mbi të gjitha faktet relevante”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version