Site icon Telegrafi

Refuzohet ankesa e prokurorit në çështjen e Lutfi Hazirit

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ushtruar kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Me anë të këtij aktvendimi, Gjykata Themelore në Gjilan, e ka hedhur aktakuzën e Prokurorisë Speciale, të paraqitur ndaj të pandehurit L.H., për shkak të veprës penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe e ka pushuar procedurën penale ndaj tij.

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejtë kur e ka hedhë aktakuzën, ngase nga provat e paraqitura në aktakuzë në asnjë rrethanë, nuk vërtetohet përtej dyshimit të bazuar, se i pandehuri duke e keqpërdor detyrën zyrtare, ka ndërmarrë veprime konkrete për të përfituar për vete ose të tjerët, apo i ka shkaktuar me qellim dëm dikujt. /Telegrafi/

Exit mobile version