Telegrafi

Refuzohet ankesa e El Chapos – meksikani mbetet në burg në SHBA

Një panel prej tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në SHBA kanë lënë në fuqi dënimin e vitit 2019 të liderit famëkeq të kartelit meksikan të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, duke hedhur poshtë pohimet se ishte trajtuar në mënyrë të padrejtë.

Në vendimin e tyre, të tre gjyqtarët vendosën që gjykatësi i qarkut të SHBA-së, Brian Cogan, i cili mbikëqyri çështjen federale të Guzmanin në Brooklyn, e kreu gjyqin tre mujor “me zell dhe drejtësi, pasi lëshoi një sërë vendimesh paragjyqësore të hartuara me përpikëri”, raporton cnn.

Guzman u dënua në vitin 2019 për 10 akuza, duke përfshirë përfshirjen në një sipërmarrje të vazhdueshme kriminale, trafik droge dhe akuza për armë mbajtje pa leje. Ai u dënua me burgim të përjetshëm plus 30 vjet ndërsa u urdhërua të paguante 12.6 miliardë dollarë si konfiskim.

Lexo po ashtu Gruaja e El Chapos dënohet me tre vite burgim, ajo e ndihmoi narko-bosin në ndërtimin e perandorisë që kap vlerën e miliarda dollarëve

Avokatët kishin argumentuar se dënimi duhet të anulohej, duke thënë se atij iu mohua e drejta për një gjykim të drejtë dhe ndihma efektive e avokatit për shkak të kushteve të rrepta të paraburgimit. Ai gjithashtu kërkoi që t’i jepet një gjykim i ri bazuar në sjelljen e supozuar të jurisë, mes argumenteve të tjera.

Kolegji i gjyqtarëve të apelit tha në vendimin e tyre se “konstatojmë se asnjë nga këto pretendime nuk qëndrojë”. Prokurorët nuk pranuan të komentojnë.

Ndryshe, avokati i Guzman, Marc Fernich tregoi se ata do të apelojnë vendimin në Gjykatën e Lartë për shqyrtim të mëtejshëm. /Telegrafi/