Site icon Telegrafi

Refuzohet ankesa e Barcelonës, Suarez mungon në finale

Dy kartonët e verdhë ndaj Atletico Madrid dhe i kuqi në fund të ndeshjes, kanë bërë që Luis Suarez të mungoi në finalen e Kupës së Mbretit.

Klubi katalunas, Barcelona ka bërë një ankesë në Federatën e Futbollit të Spanjës por që është refuzuar.

Federata spanjolle ka parë edhe njëherë pamjet filmike dhe ka vendosur që dënimi i Suarez të mbetet në fuqi.

Suarez është dënua me një ndeshje mos lojë në kuadër të Kupës së Spanjës.

Kësisoj ylli uruguaian, do t’i mungojë Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Deportivo Alaves.

Por 30-vjeçari ka marrë edhe një dënim prej 600 eurove nga Federata. /Telegrafi/

Exit mobile version