Telegrafi

Refuzohet aktpadia e Villma Ruskovskës kundër OBRM-PDUKM-së

Është hedhur poshtë si e pabazë padia e shefes së Prokurorisë Publike për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Villma Ruskoska kundër partisë politike, OBRM-PDUKM.

Ruskoska kërkoi dëmshpërblim prej 10 mijë euro dhe siç theksoi ajo ato para do të dhurojë në SOS Fshatin e fëmijëve.

Padi kishte të bënte për shkak se fotografia e saj, si dhe e një gjykatëseje, u përfshinë në një spot publicitar gjatë fushatës nga partia OBRM-PDUKM.

“Do të shkojmë si do të jetë arsyetimi në formën e shkruar të aktgjykimit, pastaj do të ankohemi. Sipas neve, janë plotësuar kushtet për shpifje dhe përgjegjësi për shpifje, por do të shohim se cili ka qenë qëllimi i gjykatës”, tha Pançe Eftimov, i cili është prokurë i Ruskovskës./Telegrafi/