Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve Sh.B., F.R.,E.R., B.K.,B.R.,N.Z.,H.G. dhe D.A. , të paraqitura kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 26.07.2017.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, në të cilën janë përfshirë nëntë persona, gjashtë nga ta po akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Dy, po ashtu për shkak të veprave penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga i njëjti nen si dhe “Marrje e ryshfetit” nga neni 343 të KPRK-së. Ndërsa një person për “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 294 dhe “Dhënie e ryshfetit” nga neni 343, i të njëjtit kod.
Gjykata e shkallës së parë, me anë të aktvendimit të datës 26.07.2017, ka konsideruar se provat në bazë te të cilave është ngritur aktakuza, janë marrë në mënyrë të ligjshme, dhe se ato mbështesin dyshimin e bazuar mirë, së të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen, duke refuzuar kështu, kërkesat e avokatëve për kundërshtim të provave dhe hedhje të aktakuzës.
Të njëjtën vlerësime i mbështet edhe Gjykata e Apelit e Kosovës.