Telegrafi

Refuzohen ankesat e Dimovskit dhe Vasilevskit, do të mbeten në paraburgim

Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 i ka refuzuar ankesat e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Ljupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski për paraburgimin e tyre, përcjell Telgrafi Maqedoni.

Të dy deputetët janë pjesë e gjithsej gjashtë deputetëve të OBRM-PDUKM-së të cilët janë të lidhur me akuzat për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Vasilevski është në paraburgim në Shutkë, ndërkaq Dimovski është në burg shtëpiak, pasi që Kuvendi ua mori imunitetin./Telegrafi/