Nga: Noel Malcolm (pjesë nga Kosovo, a short history, faqe xxxv-xxxvi)
Besoj që askund tjetër në studimet e historisë evropiane nuk është më e rëndësishme dhe nuk është duke u bërë përparim më i shpejtë i njohurisë se sa që është duke u bërë sot në studimet e Perandorisë Otomane në Evropë. Kosova, në shumë mënyra, është territor otoman par excellence; qyteti i Prizrenit, në të cilin deri vonë të gjitha rrugët kanë qenë të shënuara turqisht sikur edhe shqip e serbisht, më është dukur gjithmonë si një ndër vendet më fascinuese otomane që kanë mbetur në këtë botë. Është veçanërisht për keqardhje se rizbulimi dhe rivlerësimi i realitetit otoman nga historianët është duke u bërë në një kohë kur refuzimi i dëmshëm dhe në rritje i karikaturimit të së kaluarës otomane është pasuar nga zëdhënësit e nacionalizmit serb, të cilët e kanë inkurajuar shkatërrimin masiv të monumenteve otomane në Bosnjë.
Trashëgimia otomane, përfshirë trashëgiminë islame, është diçka që i takon kulturës së të gjithë popujve të Ballkanit; ta refuzosh këtë si ‘aliene’ [e huaj], pas kaq shumë shekujve, është absurditet historik, sikur që do të ishte për shkrimtarët irlandezë ta refuzonin gjuhën angleze si ‘aliene’, apo sikur fshatarët e Amerikës Jugore ta refuzonin krishtërimin katolik. Të njëjtit nacionalistë serbë, që e shajnë trashëgiminë otomane, po ashtu kanë provuar që popullatën shqiptare myslimane të Kosovës ta portretizojnë si ‘aliene’.