Nuk ka qetësi për Antonio Conten. Chelsea që është në vendin e tretë në Ligën Premier është në kërkim të një sulmuesi, por që të gjitha dyert po mbyllen.
Dëshira e klubit është që ta sjell një sulmues që ta ndihmojë Alvaro Moratan në vijinë e sulmit, por assesi të pranohen ofertat e tyre.
Chelsea në janar ka tentuar sulmues si Edin Dzeko, Andy Carroll, por edhe Peter Crouch, por asnjëri nuk dëshiron të kalojë në Londër.
Fernando Llorente ishte verës i pëlqyeri, por kaloi te Tottenham.
Këto refuzime kanë sjell edhe shaka të shumta në taborin e Chelsat. I fundit që duhet të kërkohet me shaka thonë se është Adebayo Akinfenëa.
A e mbani mend sulmues që peshonte më shumë se çdo kush tjetër në këtë lojë?
Mund ta kujtoni kur ish-klubi i tij Wimbledon, nxori fanellën e tij në rrjetet sociale që bëri xhiron e botës.
Ai njihet me nofkën “The Beast” (Bisha), ndërsa fanellë që bartë është XXL.
Ai aktualisht luan te Wycombe Wanderers, ndërsa këtij ‘interesimi’ të Chelseat, ai i është përgjigjur me jo, e vazhduar shakanë që ka nisur me dështimet e klubit londinez.
“Jam i nderuar me interesimin e Chelsea”, fillon shakaja e ‘Bishës’, duke shtuar se: “Kam dëgjuar që Conte nuk lejon që të hahet mishi i pulës në stërvitje, që kështu më vjen keq, por jo”.
Woke up hearing the Chelsea rumors, I’m flattered ❤️ but I’ve heard Conte don’t allow chicken at the training ground sorry can’t do it 🤣🤣🤣🤣 #ForTheLoveOfChicken https://t.co/nSoBwmdvGa
— daRealAAkinfenwa (@daRealAkinfenwa) January 19, 2018
Postimi i tij është shoqëruar figura emotive të internetit, duke qeshur me lot.
Por një fans i Chelsat ka komentuar se më shumë do ta preferonte atë se sulmuesi si Batshuayi, Carroll, Llorente, Crouch, Dzeko, Cavani e Sanchez. /Telegrafi/