Një refugjat kurd është fotografuar i veshur me fanellën e Kosovës.
Kjo fotografi e cila është publikuar në llogarinë e Facebook-ut të analistit politik njëherazi drejtor i Fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi është realizuar në zonën kufitare Greqi-Maqedoni.
Mbi 10 mijë emigrantë dhe refugjatë të ikur nga lufta në Siri po qëndrojnë në kampin Idomeni në kufirin greko-maqedonas.
Ata kanë mbetur të bllokuar në këtë zonë pasi Maqedonia mbylli kufirin, sikurse bënë edhe vendet e tjera ballkanike përgjatë asaj që ishte udha kryesore e tyre drejt Evropës Qendrore dhe Veriore, njofton Klan Kosova.
Qeveria greke synon ta boshatisë kampin brenda muajit të ardhshëm.
Refugjat Kurd mban te veshur fanelen e Kosoves.
Posted by Haki Abazi on 2016-03-28