Telegrafi

Refugjatët që lanë Finlandën shkaku i motit të ftohtë, puthën tokën kur u kthyen në Irak (Foto)

Mirëpo fati nuk i ka buzëqeshur shumë irakianëve, të cilët janë kthyer në Bagdad në mënyrë vullnetare, transmeton Telegrafi.

Grupi i parë që ka arritur nga Finlanda janë ankuar për motin e ftohtë, me të cilin nuk kanë mundur të adoptohen në asnjë mënyrë.

Në mesin e lotëve dhe përqafimeve me të afërmit, disa prej të kthyerve janë ulur të puthin tokën nga malli që kishin për atdhe. /Telegrafi/