Maqedonia, Greqia dhe Sërbia janë në krizë të thellë humanitare. Që të tre shtetet kanë vendosur të mbyllin kufinjt që mos të pranuar fluksin e refugjatëveve që vijnë nga vendet e luftës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov e akuzoi Gjermaninë për dyftyrësi dhe jo efikasitet për të qetësuar fluksin e refugjatëve që drejtohen kah Maqedonia. Në videon e siguruar nga ”Channel 4 News” shihet se si refugjatët rrihen në mes vete për ushqime dhe ndihma tjera elementare ndërsa disa lusin organizatorët për më shumë bukë dhe më shumë mjete tjera.
Aktualisht në kampnin në zonën në mes Maqedonisë dhe Greqisë ka mbi 13.000 refugjat që presin vërtetime për hyrje në Eurozonë. /Telegrafi/
Refugjatët në kufirin Greqi-Maqedoni rrihen në mes vete për bukë dhe ndihma: http://telegra.fi/XosMz2
Posted by Telegrafi.com on Saturday, March 12, 2016