Site icon Telegrafi

Reformistët e OBRM-PDUKM-së bashkojnë forcat me FRODEM

Fronti për Maqedoni Demokratike (FRODEM) që udhëhiqet nga Jove Kekenovski, njëri nga kritikuesit e ashpër të Nikolla Gruevskit, ka bashkuar forcat me Nismën për reforma të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencën e përbashkët të mbajtur sot, ata bënë thirrje që edhe asociacionet tjera të djathta, parti dhe lëvizje, tu bashkohen për ta nxjerë partinë, siç thonë, nga kriza e thellë e saj.

Kërkesa e tyre është që të bëhet një status i ri i partisë, të zgjidhet lideri i ri përmes një modeli demokratik, si edhe të zgjidhen organet e reja të partisë. Më 17 dhjetor ky grupim do të tregojë se çfarë do të bëjë në lidhje me kongresin e jashtëzakonshëm të OBRM-PDUKM-së, të caktuar për më 23 dhjetor./Telegrafi/

Exit mobile version