Telegrafi

”Reformatorët” e OBRM-PDUKM-së analizojnë situatën në partinë e tyre, do të reagojnë në kohë (Video)

Pas shpalljes së datës së Kongresit të OBRM-PDUKM-së, ku pritet që të dihen risitë rreth strukturës udhëheqëse të kësaj partie, në lëvizje janë vënë edhe ”reformatorët” e kësaj partie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dragan Llazarov thotë se në ditët në vijim do të analizojnë situatën dhe më 17 dhjetor do të njoftojnë opinionin se si do të veprojnë në drejtim të mbajtes së kongresit të partisë, si edhe a do të propozojnë kandidaturë për lider të partisë.

Ai thotë për A1on se qëllimi i tyre është reformimi i partisë.

”Qëllimi ynë janë reformat për të cilat angazhohemi dhe do të vazhdojmë çfarëdo që të ndodhë. A do të marrim pjesë dhe si do të veprojmë, të gjitha çështjet rreth kësaj situate të re për kongresin do t’i analizojmë dhe prezantojmë në seancë të shtabit repubikan për reforma, më 17 dhjetor, kur edhe do të dalim me qëndrimet zyrtare”, shprehet LLazarov./Telegrafi/