Site icon Telegrafi

“Reformat zgjedhore do të zbatohen në kohë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale”

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot realizoi takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadorin Clemens Koja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në fillim të takimit Zëvendëskryeministri Osmani potencoi rolin e rëndësishëm të Misionit të OSBE-së në Maqedoni në mbështetjen e proceseve reformuese të Qeverisë, ku shtoi se misioni i OSBE-së luajti rrol të rëndësishëm në tejkalimin e shumë sfidave periudhën e kaluar, në veçanti në pjesën e reformave zgjedhore, si dhe në përgjithësi në implementimin e principit të sundimit të ligjit.

“Reformat zgjedhore janë ndër sfidat kyçe për periudhën e ardhshme, dhe implementimi i gjitha rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODHIR, në veçanti në prag të zgjedhjeve presidenciale në pranverë, është prioriteti ynë”, theksoi Osmani, duke potencuar edhe reformat tjera që i ka vendi në prag të raportit të ri të Komisionit Evropian në prill të vitit të ardhshëm.

Exit mobile version