Telegrafi

Reformat në shoqëri kërkojnë unitet

Sekretari i Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike, Burim Haliti ka vlerësuar se procesi i reformave në përgjithësi është i vështirë dhe kompleks për shkak të pozicionit politik dhe juridik të Kosovës.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, ai ka thënë se reformat janë në interes të shtetit dhe nuk janë të rrezikshme.

Haliti ka thënë se meqenëse Kosova nuk ka një zhvillim ekonomik të mirëfilltë, me një sistem gjyqësor të stërngarkuar dhe sistem arsimor me kritere të dobëta, rezultatet e dala nga konferenca e IV shkencore rajonale do të jenë të nevojshme për këto tri fusha.

Ai ka thënë se vendit i duhet një proces reformues i kujdesshëm në fushën e gjyqësisë dhe të drejtësisë. /Telegrafi/