Grupi i “reformatorëve” në OBRM-PDUKM të cilët kërkojnë ndryshime të brendshme në parti, nuk dorëzohen dhe ngadalë po përfitojnë anëtarë në anën e tyre. Ata i dhanë mbështetje Prokurorisë Speciale dhe thonë se ajo duhet të bashkohet me Prokurorinë Themelore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Reformatorët e OBRM-PDUKM-së thonë se PSP-ja duhet ta liftojë krimin në shtet, pa dallim a është në pushtet apo opozitë.
Ata janë të mendimit që PSP-ja të bëhet institucion i përhershëm në Maqedoni, e cila së bashku me Gjykatën Speciale në të ardhmen do të ndjekë penalisht elitat politike./Telegrafi/