Site icon Telegrafi

Reformat e FMN-së

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde tha se huadhënësi global mund t’u japë tregjeve në zhvillim një rol të madh, pavarësisht një pengese në kongresin e Shteteve të Bashkuara mbi miratimin e reformave të gjera të qeverisjes.

Reformat e rëna dakord në vitin 2010 caktojnë Brazilin, Kinën, Indinë dhe Rusinë në 10 aksionerët më të mëdhenj të fondit, por nevojitet ende një miratim nga kongresi i Shteteve të Bashkuara. Politikëbërësit e FMN-së kanë thënë se do të gjejnë mënyra për të përparuar me reformat nga mesi i Dhjetorit, por Lagarde tha se koha nuk është në favor. “Nëse zgjat më shumë, ne do të duhet të shohim për zgjidhje alternative”, tha ajo.

Guvernatori i Bankës së Meksikës, Agusti Carsstens, i cili drejton panelin këshillues të FMN-së tha se opsioni i parë më i mirë është që Shtetet e Bashkuara t’i bëjnë ballë situatës. Jeroen Dijsselbloem, i cili drejton takimet mujore të ministrave të Financave të Eurozonës, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë përgjegjësi përsëri për institucionet financiare ndërkombëtare.

“Do të thosha se është në interes të Shteteve të Bashkuara për ta bërë. Ato nuk duhet të izolohen, veçanërisht për shkak se Kina po bëhet gjithnjë e më shumë aktive në institucionet tona”, thotë Dijsselbloem. /Telegrafi/

Exit mobile version