Telegrafi

Reforma, takimi 5-palësh sot në orën 16:00

Takimi i kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe në prani të ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin, do të zhvillohet sot në orën 16:00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Palët kanë konfirmuar takimin pas takimeve me raportuesin për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein dhe ambasadoren e BE, Romana Vlahutin.

Nga ky takim pritet të dalin konkluzionet zyrtare për ecurinë e mëtejshme të reformës në drejtësi.

Foto: Arkiv