Site icon Telegrafi

Reforma në drejtësi, Meta bisedon me komisionerin Hahn

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, me të cilin diskutuan mbi zhvillimet e fundit për miratimin e reformës në drejtësi.

Sipas asaj që bëhet e ditur, në përgjigje të interesimit të komisionerit Hahn mbi ecurinë e fazës përmbyllëse të miratimit të paketës kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë, kryeparlamentari Meta e informoi atë mbi takimin e djeshëm në Kryesinë e Kuvendit, mes krerëve të partive kryesore politike në vend, dhe vuri në dukje se fryma konstruktive dhe progresi thelbësor i arritur gjatë bisedimeve në tryezën politike duhet përshëndetur pozitivisht nga të gjithë palët.

Meta tha se pas deklaratave të sotme dhe angazhimit të shprehur prej Ramës dhe Bashës, ekziston një predispozitë e shëndetshme për miratimin konsensual të reformës në drejtësi të enjten më 21 korrik, paketë e cila është futur tashmë në rendin asaj dite në Kuvend.

Exit mobile version