Romana dhe Donald Lu Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin mbërritën në mëngjes në Kryesinë e Kuvendit.
Ata zhvilluan një takim me kryetarin e Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, një ditë pas mosarritjes së një konsensusi për reformën në drejtësi.
Mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur konsensusin për reformën në drejtësi edhe pas rekomandimeve të dyta të komisionit të Venecias, duke bërë që procesi të shkojë drejt ngërçit. Demokratët bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim kërkojnë që çështjet e padakordësuara të gjejnë zgjidhje në një tryezë politike, deri në atë të nivelit të lartë.
Por sipas socialistëve, drafti tashmë është gati dhe peshën kryesore të punës duhet ta mbajnë ekspertët dhe më pas, t’ia lënë politikës diskutimin e çështjeve, për të cilat palët nuk kanë gjetur konsensus. /Telegrafi/