Site icon Telegrafi

Reforma në drejtësi – Ambasadori Lu takim me Basha

Vijojnë tentativat e ndërkombëtarëve për të gjetur konsensusin mes palëve politike për reformën në drejtësi.
Ambasadori Donald Lu ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike paraditen e sotme, ku po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Një ditë më parë Basha informoi personalisht Ambasadorët e BE në Tiranë, në ditën e dytë radhazi për qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj rekomandimit 88 të Venecias dhe vendet e rezervuara.

Kryetari i PD mësohet se i ka zhvilluar takimet në një përpjekje për të sqaruar plotësisht arsyen përse opozita këmbëngul për rekomandimin e Venecias, të cilin siç u shpreh dy ditë më herët e konsideron si të vetmin institucion që njeh në rruzullin tokësor, në lidhje me reformën në drejtësi.

Ndërkaq LSI i kërkoi PD-së t’i drejtohet instancave të larta në Bruksel për një qëndrim më të qartë në lidhje me kërkesat e saj, në kushtet dhe kur kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vija e kuqe për të mos u prekur dy institucionet e vetingut, është një kërkesë e ndërkombëtarëve, konkretisht e Bashkimit Europian. /Telegrafi/

Exit mobile version