Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë ka shkuar edhe ambasadori amerikan, Donald Lu për të ndjekur seancën e sotme, në të cilën pritet të votohet ose jo reforma në drejtësi.
Një ditë më parë Ambasada amerikane kritikoi kreun e PD, Lulzim Basha për një kërkesë të re pas arritjes së marrëveshjes.
Sipas ambasadës kjo është një tentativë e Bashës për të bllokuar reformën.
Ambasada i bëri thirrje individualisht deputetëve që të votojnë reformën.