Site icon Telegrafi

“Reforma” kundërshton uljen e vlerës së bursës studentore

Organizata Studentore “Reforma” sot, para rektoratit të UP-së, do të zhvillojë një aktivitet simbolik për të shprehur kundërshtimin e vendimit të Këshillit Drejtues të UP-së për uljen e vlerës së bursës studentore që ndan UP për studentë të shkëlqyer.

Këtë aktivitet simbolik, do ta zhvillojnë disa studentë të Fakultetit të Arteve të Bukura nga Departamenti i Artit Figurativ.

Studentët kërkojnë që bursa të kthehet në vlerë 900 euro.

Exit mobile version