Reforma e qeverisë shqiptare për bregdetin është pritur mirë në Lezhë, zonë e cila ka një vijë bregdetare me gjatësi 26 km.
Kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu thotë se shfrytëzimi i rërës nga hotelet e zonës do sjell një menaxhim më të mirë të plazhit, duke ju dhënë mundësi të gjithë kategorive të qytetareve për të pushuar.
Sipas Ndreu bashkisë i lind e drejta të krijoj dhe një shoqëri aksionere me çmimin e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.
“Përveç hotelerive që do ketë sistemin një dhomë dy shezlong, jo siç ndodh sot që ka 20 dhoma dhe 200 çadra. Asnjë nga beach-baret nuk do aksesojë më asnjë shezlong dhe e gjithë pjesa tjetër do jetë publike. Bashkisë e lind e drejta që mund të krijojë një sh.a, por me një çmim shezlogësh që është në limitet e përcaktuara nga VKM”, tha Ndreu.
Vendimi i Këshillit të Ministrave ka hyrë në fuqi dhe duke nisur nga sezoni turistik i vitit të ardhshëm, plazhi do të shfrytëzohet vetëm nga hoteleritë ku është përcaktuar, çdo dhome do të ketë dy çadra. Në këtë mënyre i jepet zgjidhje dhe konflikteve, ku nuk kanë munguar as viktimat për shfrytëzimin e rërës në bregdet, siç ishte rasti i ndodhur pak vite më parë në Velipojë./RTSH