Telegrafi

Referimi në Superligën Evropiane do të jetë tjetër nivel – gjyqtarët do të jenë të pajisur ‘deri në dhëmbë’

Superliga Evropiane duket se i ka menduar të gjitha aspektet e garës dhe që të servohet sa më mirë te tifozët.

Tashmë janë konfirmuar 12 klube si themeluese të kompeticionit më të ri në futboll, derisa po përballen me kundërshtime të ashpra nga pjesa tjetër.

Lexo po ashtu "I krijuar nga të varfrit, i vjedhur nga të pasurit" - tifozët nga mbarë bota kundër Superligës Evropiane

Gjashtë klube nga Liga Premier, tre nga La Liga dhe tre nga Serie A, njëzëri njoftuan për krijimin e Superligës Evropiane.

Këto klube e kanë menduar krijimin e garës deri në detajin e fundit, e që në mesin e tyre është edhe referimi.

Lexo po ashtu Me një foto i rrethuar nga tifozët dhe me postim emocional - David Beckham del kundër Superligës Evropiane

Përveç se do të përfshihet edhe VAR-i, aty do të ketë edhe do të ketë pajisje me mikrofon – në të cilin do të shpjegohen vendimet gjatë ndeshje me audio për tifozët.

Do të jetë një evolucion i paparë për referimin në mbarë botën, mirëpo që fillimisht do të praktikohet në Superligën Evropiane. /Telegrafi/