Superliga Evropiane duket se i ka menduar të gjitha aspektet e garës dhe që të servohet sa më mirë te tifozët.
Tashmë janë konfirmuar 12 klube si themeluese të kompeticionit më të ri në futboll, derisa po përballen me kundërshtime të ashpra nga pjesa tjetër.
Gjashtë klube nga Liga Premier, tre nga La Liga dhe tre nga Serie A, njëzëri njoftuan për krijimin e Superligës Evropiane.
Këto klube e kanë menduar krijimin e garës deri në detajin e fundit, e që në mesin e tyre është edhe referimi.
Përveç se do të përfshihet edhe VAR-i, aty do të ketë edhe do të ketë pajisje me mikrofon – në të cilin do të shpjegohen vendimet gjatë ndeshje me audio për tifozët.
Do të jetë një evolucion i paparë për referimin në mbarë botën, mirëpo që fillimisht do të praktikohet në Superligën Evropiane. /Telegrafi/