Telegrafi

Referim skandaloz në ndeshjen Milan-Spezia: AIA do ta suspendojë gjyqtarin Serra

Sipas La Gazzetta dello Sport, AIA i ka kërkuar falje Milanit dhe gjyqtari Marco Serra do të përballet me një pezullim të gjatë pas gabimeve të sotme në ndeshjen mes kuqezinjve dhe Spezias që përfundoi 2-1 për mysafirët.

Serra anuloi një gol të vonshëm të Junior Messias, duke i dhënë një goditje dënimi Milanit pa luajtur avantazhin. Zyrtari i ndeshjes bëri vërshëllimën e fundit përpara se Messias të godiste topin, duke e dërguar atë në rrjetë.

39-vjeçari u kërkoi falje lojtarëve të Milanit në fushë dhe sipas La Gazzetta dello Sport, shefat e shoqatës së arbitrave (AIA) kanë bërë të njëjtën gjë me kuqezinjtë.

Lexo po ashtu Spezia shokon Milanin në San Siro - ia merr tre pikë

Sipas raportit, Serra tani do të përballet me një pezullim të gjatë që mund të jetë më i gjatë se dy ndeshje. AIA ka vënë në dukje se si Serra bëri disa gabime gjatë lojës, duke përfshirë një penallti të pastër të dhënë për Diavolin në pjesën e parë, e cila u vu re vetëm pas një kontrolli të VAR.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli pranoi se Serra u kërkoi falje lojtarëve të Milanit dhe i erdhi keq për të pranuar se përgjegjësia për humbjen e Diavolit duhet të ndahet mes lojtarëve të tij dhe arbitrit.

Thiago Motta i Spezias nuk komentoi gabimin e arbitrit dhe tha se djemtë e tij e meritonin të fitonin. /Telegrafi/