Site icon Telegrafi

“Referendumi i Vallandovës për xeheroren Kazandoll është jokushtetues”

Gjykata Kushtetuese mbajti seancën e sotme të rregullt ku u shqyrtuan aspekte të referendumeve lokale kundër xeherores Kazandoll.

Gjykata shfuqizoi vendimet e 3 dhe 10 korrikut, 2017, të Këshillit komunal të Vallandovës për Kazandollin.

Në arsyetim, Gjykata konsideron se çështja e koncesioneve nuk është e rëndësisë lokale që të mund vetëqeverisja lokale të shpall referendum.

Në lidhje me këtë, referendumi u mbajt në Vallandovë, por dalja e qytetarëve nuk ishte e mjaftueshme.

Gjykata procedoi ndaj kushtetueshmërisë së vendimit për shpallje referendumi në nivel lokal, i miratuar nga Këshilli komunal i Dojranit, nëse qytetarët janë “për”, apo “kundër” hapjes së xeheroreve në komunën e tyre.

Gjykata nuk procedoi asgjë rreth dispozitave të Ligjit për kryerje të shërbimeve të kontabilitetit./Telegrafi/

Exit mobile version