Site icon Telegrafi

Referendumi, socialistët festojnë me fishekzjarre

Është pritur me festime në selinë rozë rezultati final i Referendumit të djeshëm, që u mbajt në Partinë Socialiste, nga i cili Edi Rama u rikonfirmua në krye të partisë më të madhe në vend.

Simpatizantët e kësaj force politike janë mbledhur pranë selisë së PS-së për të festuar.

Simpatizantët kanë festuar me flamuj, brohoritje dhe fishekzjarre konfirmimin e Ramës si kryetar të PS.

Me referendumin e sotëm, rreth 81 mijë anëtarë të PS-së i dhanë fund debateve të brendshme në parti, për legjitimitetin e mandatit të kryetarit, shumica e të cilëve votuan pro, duke konfirmuar mandatin e Ramës.

Ishte vetë Rama që në faqen e tij në “Facebook”, bëri të ditur rezultatin përfundimtar të Referendumit, duke thënë se “referendumi mbështeti me një “PO” shumë të fuqishme, vendimin e kongresit të ri për ndryshimin përkatës në statutin e Partisë Socialiste, lidhur me mandatin e kryetarit kur ky i fundit ka edhe detyrën e kryeministrit”.

Exit mobile version