Telegrafi

Referendumi në Dubravë, thotë: Të ndërtohet xhamia! (Video)

xhamisë.

Nga 267 banorë që kanë votuar, vetëm njëri ka votuar kundër, kurse 266 të tjerë kanë votuar për ndërtim, transmeton TherandaPost.

“Banorët e fshatit Dubravë të Suharekës, sot kanë votuar pro ose kundër ndërtimit të xhamisë së fshatit në lokacionin ku ka kërkuar BI (Bashkësia Islame), e të cilën gjë e kanë kundërshtuar disa nga banorët. Referendumi, të cilin me vendimin e kryetarit të Komunës Sali Asllanaj e ka organizuar Komuna e Suharekës, ka filluar nga ora 7:00 e mëngjesit dhe ka zgjatur deri në orën 19:00 kur janë mbyllur kutitë e votimin në Qendrën e votimit në ShFMU ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’” , thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës, duke shtuar se sipas drejtuesve të qendrës së votimit, gjithçka ka shkuar në rregull.

Pas këtij rezultati, xhamia e fshatit do të ndërtohet në parcelën 399-2, në Zonën Kadastrale të fshatit Dubravë