Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim ka proklamuar fitoren e “Po”-së në referendumin e mbajtur për ndryshimet kushtetuese në Turqi, në bazë të të cilave pritet edhe rritje e pushtetit për presidentin.
“Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që kanë bërë përpjekje për të shkuar në kutinë e votimit në emër të demokracisë”, ka thënë Yildirim, përcjell Telegrafi.
“Ne kemi thënë se do të respektojmë çfarëdo që do të vendoste vendi dhe të tillë do të mbesim. Populli turk hodhi votën e tyre për ‘Po’ për sistem presidencial për këtë vend”, ka thënë më tej ai.
Ndryshimet e propozuara pritet të transformojnë qeverisjen e Turqisë nga një sistem parlamentar për një presidencë ekzekutive, duke zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme kompetencat e Presidencës.
Ndryshimet u mbështetën nga partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e themeluar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan. /Telegrafi/