Site icon Telegrafi

Referendumi në Dojran zhvillohet pa probleme, kanë votuar mbi 20% e të regjistruarve

Referendumi në komunën e Dojranit, për xeheroren Kazandoll, është duke u zhvilluar pa pengesa. Të drejtë vote kanë 2747 qytetarë dhe votojnë në nëntë vendvotime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janë hasur disa gabime teknike, thonë nga OJQ Civil, të cilët janë duke vëzhguar procesin. Sipas tyre, deri në ora 13:00 kanë votuar 587 qytetarë me të drejtë vote, respektivisht 21.37% e votuesve të regjistruar.

Që referendumi të jetë i suksesshëm duhet të votojnë 1374 qytetarë. Ky referendum u shpall me kërkesë të qytetarëve për t’u shprehur nëse janë ”për apo kundër” xeherores Kazandoll dhe xeheroreve tjera.

Kjo është komuna e tretë që ka shpallur referendum për xeheroret. Në Gjevgjeli dhe Bogdanci referendumi ishte i suksesshëm./Telegrafi/

Exit mobile version