Site icon Telegrafi

Referendumi katalan: Katalonia ka ‘fituar të drejtën e shtetësisë’

Kreu katalanas Carles Puigdemont thotë se rajoni ka fituar të drejtën e shtetësisë pas referendumit të diskutueshëm të së dielës i cili ishte “prishur” nga dhuna.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se dera tanimë është hapur për një deklaratë të njëanshme të pavarësisë.

Siç thuhet më tej nga mediat e huaja, qindra njerëz u plagosën pasi policia spanjolle përdori forcën për të bllokuar votimin.

Ndërkohë shtohet se qeveria spanjolle kishte premtuar të ndalonte një votim që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.

Kanë qenë oficerët e policisë që penguan disa njerëz që të votonin, dhe sekuestruan fletët e votimit dhe kutitë në qendrat e votimit.

“Me këtë ditë shprese dhe vuajtjeje, qytetarët e Katalonjës kanë fituar të drejtën për një shtet të pavarur në formën e një republike”, ka thënë Puigdemont në një fjalim televiziv të rrethuar nga udhëheqës të tjerë të lartë katalanas.

Ai tha se Bashkimi Evropian nuk mund të “vazhdojë të shikojë në mënyrë tjetër”.

Më parë, kur votimi përfundoi, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha se katalanasit u mashtruan për të marrë pjesë në një votim të paligjshëm. Ai e quajti atë “tallje” të demokracisë.

Turma e madhe e mbështetësve të pavarësisë u mblodhën në qendër të kryeqytetit rajonal të Barcelonës të dielën në mbrëmje, duke brohoritur dhe duke valëzuar flamujt katalanas.

Qeveria katalane tha se më shumë se 800 vetë u plagosën në përleshjet në të gjithë rajonin.

Ministria spanjolle e Brendshme tha se 12 oficerë policie ishin lënduar dhe tre persona u arrestuan. U shtua se 92 vendvotime ishin mbyllur. /Telegrafi/

Exit mobile version