Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar për daljen e qytetarëve në referendumin për emrin e Maqedonisë, ku kanë thënë se deri në ora 13:00 kanë dalë 16% e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Deri në ora 13:00, sipas informacioneve të marra, 16% apo 261.473 qytetarë kanë dalë për të votuar në referendumin për marrëveshjen me Greqinë” tha Oliver Derkoski.
Dalja më e madhe sipas Derkoskit është në Komunën Aerodrom me 16% të daljes.
Derkoski tha se i gjithë procesi është duke ecur mirë dhe i njejti është duke u mbikqyrur nga autoritetet.
Deri ora 09:00 dalja ka qenw 2.5%. Deri ora 11:00 dalja ka qenw 8.03%. /Telegrafi/