Iniciativa qytetare “450 Materniteti” organizon referendum për sjelljen e propozim-ligjit për marrëdhënie pune, me të cilin do të rritet koha e pushimit nga puna për gratë që lindin dhe janë shtatzëna, nga 9 muaj në 15 deri 18, për gjitha nënat pa dallim sa fëmijë lindin.
Propozimi i përfshin edhe nënat të cilat për momentin janë në pushim të lindjes. Të drejtë për nënshkrimin e këtij referendumi kanë të gjithë qytetarët e Maqedonisë që janë mbi 18 vjet, kanë të drejtë vote dhe dëshirojnë ta mbështesin këtë iniciativë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Referendumi do të fillojë më 20 shtator, ndërsa nënshkrimet do të mblidhen në periudhë prej 17 ditëve në zyrat e KSHZ-së në gjitha qytetet e shtetit.
Iniciativës qytetare “450 Materniteti” e cila është organizuar në rrjetet sociale dhe numëron mbi 11 mijë anëtarë, i nevojiten 10 mijë nënshkrime nga qytetarët./Telegrafi/