Ibro Deliu është një artist mjaft unik në tregun muzikor shqiptar.
Duket se veçantia e tij ka rënë në sy edhe në mediat e huaja, pasi së fundmi ka qenë revista britanike “Blanck Magazine UK”, ajo e cila ka shprehur interesim për këngëtarin shqiptar.
Këta të fundit, i kanë realizuar një intervistë këngëtarit shqiptar, i cili ka treguar detaje nga jeta dhe karriera e tij.
Në kopertinën e kësaj reviste, ai ka pozuar mjaft me stil në një kostum të zi klasik, teksa në duar mbante një gjel.
Megjithëse ka vetëm një projekt muzikor të publikuar, Ibro ka arritur që të rrëmbejë vëmendje mediatike.
Ai shquhet edhe për fotografitë interesante që realizon, dhe i ndan me ndjekësit e tij të shumtë në rrjetet sociale. /Telegrafi/