Telegrafi

Reeves i realizoi vet të gjitha skenat e vështira në “John Wick 2” – nga rrahjet deri te përdorimi profesional i armëve

“John Wick: Chapter 2” është një film i zhanrit aksion-triller me regji të Chad Stahelski dhe skenar të Derek Kolstad, i cili është lansuar në vitin 2017.

Është vazhdimi i dytë i filmit “John Wick” që ndjek tregimin për vrasësin me të njëjtin emër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për KEANU REEVES

Keanu Reeves është protagonisti kryesor i filmit, ndërsa krahas tij luajnë edhe Common, Laurence Fishburne, Riccardo Scamarcio, Ruby Rose, John Leguizamo e Ian McShane.

(Foto: Getty Images)

Për më shumë, ky është bashkëpunimi i parë ndërmjet Reeves dhe Fishburne që nga koha kur luajtën në hit trilogjinë “The Matrix”.

Për realizimin e “John Wick: Chapter 2” u shpenzua buxhet prej 40 milionë dollarësh, ndërsa përfitimet ishin rreth pesëfish më të mëdha dhe tejkaluan dyfishin e përfitimeve nga filmi i parë.

Për xhirimet e filmit, aktori kryesor i kishte bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që t’i bënte vet pjesët e vështira.

Duke u nisur nga artet marciale, e deri te përdorimi i armëve si një profesionist i vërtetë. Në videon e mëposhtme mund të shihni aftësitë e Keanu Reeves me armë.

Tregimi për John Wick do të vazhdojë me “John Wick: Chapter 3” që është caktuar të lansohet më 17 maj 2019. /Telegrafi/