Site icon Telegrafi

Reese Witherspoon thotë se shpesh e ngatërrojnë me vajzën e saj

(Foto: Insider/Getty Images)

Gjenet janë një mrekulli, dhe këtë e vërteton ngjashmëria e mahnitshme mes aktores Reese Witherspoon dhe vajzës Ava Elizabeth Phillippe.

Në fotografitë e tyre të përbashkëta vërehet ngjashmëria e madhe e aktores 46 vjeçare dhe vajzës së saj 22 vjeçare.

Së fundmi, aktorja ka shpërndarë fotografi në Instagram nga një darkë e përbashkët, ndërsa komentet kanë qenë të shumta lidhur me ngjashmërinë.

Reese ka folur për mënyrën sesi ngatërrohen gjatë gjithë kohës dhe se si shpesh bëjnë shaka me një dyshe tjetër nënë-bijë që u ndodh e njëjta gjë, Lisa Bonet dhe Zoe Kravitz.

“Sa herë që Ava mërzitet, unë i them asaj ta telefonojë Zoe ose i dërgoj mesazh, ajo e di se si është”.

Zoe Kravitz dhe Lisa Bonet (Foto: WireImage/Time)
Lexo po ashtu Të famshëm, super të pasur, por bëjnë një jetë normale

“Unë jam shumë krenare për të dhe jam e sigurt se nuk është e lehtë kur të ngatërrojnë me nënën tënde”, ka thënë Witherspoon në një intervistë të mëhershme. /Telegrafi/

Ava Elizabeth Phillippe dhe Reese Witherspoon (Foto: Vanity Fair)
Lexo po ashtu Mund ta dalloni cila është nëna e cila e bija? (Foto)
Exit mobile version