Reese Witherspoon ka publikuar video dhe fotografi, ku shfaqet duke e pastruar yllin e saj në bulevardin e të famshmëve në Hollywood.
Në videon e publikuar në InstaStory, aktorja u ka thënë ndjekësve të saj se kishte shkuar ta vizitonte një ‘shoqe të vjetër’.
Ndërsa në fakt ka shkuar para yllit të saj. Veprimi i aktores është sa qesharak aq edhe i admirueshëm.
Witherspoon ishte nderuar me yll në bulevardin e të famshmëve ne vitin 2010, ndërsa në fundjavën që lamë pas vendosi t’i bënte një vizitë.
Me këtë rast, 41-vjeçarja është ulur dhe ka vendosur ta pastrojë yllin duke e fshirë papastërtinë.
“Jam paksa vonë për punë sot, por dëgjova se një shoqe e imja është shumë afër, prandaj do të shkoj t’ia bëj një vizitë të shpejtë. Dhe dua që edhe ju ta takoni”, ka thënë Reese në videon e parë kur ishte nisur për tek ylli i saj.
“Kjo është mahnitëse. Ja ku është”, është shprehur më tej aktorja e filmit “Legally Blonde” në momentin e arritjes. /Telegrafi/