Telegrafi

Reese Witherspoon akuzohet për plagjiaturë

Reese Witherspoon mund ta gjej veten shumë shpejt në stolin e të akuzuarave.

E gjithë kjo pasi që aktorja dhe producentja amerikane po akuzohet për plagjiaturë.

Në fakt, ajo morri shumë duartrokitje dhe vlerësime për punën si producente në filmin e njohur “Gone Girl”.

Por, Leslie Weller ka paditur Witherspoon, regjisorin, David Fincher dhe autorin e librit Gillian Flynn, raporton “TMZ”.

Sipas saj, në vitin 2005 e ka shkruar një skenar të filmit “Out of the Blue” dhe ia ka dërguar një kopje një konsulenti skenarësh.

Ajo pohon se dikush ia ka vjedhur punën dhe se “Gone Girl” dhe krijimtaria e saj janë të ndërtuara në të njëjtën mënyrë.

Ndryshe, Witherspoon është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat do të shohim në ekranet e mëdha të kinemave gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/