Zyrtari i lartë amerikan për pyetje evropiane Philip Reeker ka filluar vizitën dhe takimet me politikanë dhe zyrtarë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ndihmës sekretari për pyetje për Evroprën dhe Euro-Azinë, nga 21 deri 27 korrik do të ketë takime me zyrtarë shtetëror, organizata qytetare dhe liderë në dy vendet, pra në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut” thuhet në njoftimin e State Department.
Stevo Pendarovski, Zoran Zaev, Nikolla Dimitrov dhe zyrtarë tjerë të Maqedonisë janë në listën e takimeve të Philip Reeker. /Telegrafi/