Telegrafi

Reeker sot në Shkup takon krerët shtetëror dhe opozitën

Ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euro-Azi, Philip Reeker, i cili është për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, sot në Shkup do të takohet me krerët shtetëror dhe do të bisedojë me përfaqësues të opozitës.

Është paraparë që Reeker të ketë takime me kryetarin e shtetit, Stevo Pendarovski, me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me kryeministrin Zoran Zaev, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov si dhe me përfaqësues tjerë qeveritar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reeker gjatë vizitës së tij në Kuvend, krahas Xhaferit, do të ketë takime edhe me grupin e pavarur të deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Lexo po ashtu Komiteti për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-ve ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Sipas njoftimit të Departamentit Shtetëror dhe njoftimin në MPJ, temat kryesore do të jenë marrëdhëniet bilaterale dhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimin në NATO dhe BE. Pritet të bisedohet edhe për ligjin e ri për Prokurori Publike në të cilën rregullohet statusi i ardhshëm i PSP-së./Telegrafi/