Telegrafi

Reeker: Presim konstruktivitet për Ligjin për Prokurorinë Publike

Ne patëm bisedë të sinqertë dhe të hapur me liderin e opozitës së OBRM-PDUKM-së, Mickoskin dhe përfaqësuesit e partisë në të cilën përsërita të njëjtat mesazhe si këtë mëngjes, deklaroi ndihmës sekretari i SHBA-ve, Philip Reeker pas takimit me Hrisitijan Mickoskin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë shpresoj për një hap pozitiv përpara për sa i përket sundimit të ligjit, PSP-së dhe Prokurorisë Publike, sepse kjo është shumë e rëndësishme për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut”, tha Reeker.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm Maqedoninë e Veriut në hapjen e negociatave të pranimit me BE-në.

“Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim, por mbetet që lojtarët politikë në vend që të veprojnë si duhet, të mos luajnë lojëra, të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e vendit”, shtoi Reeker.

Më herët, në një konferencë shtypi në selinë e partisë, Mickovski kërkoi hetim të detajuar të prokurores së PSP, Katica Janeva për rastin “Haraçi”, por edhe për lidhjen e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të prokurorëve të tjerë./Telegrafi/