Ndihmës sekretari i ardhshëm amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker, gjatë qëndrimit në Shkup ka deklaruar se SHBA-të presin anëtarësimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Marrëveshja e Prespës hapi rrugën për Maqedoninë e Veriut që t’i bashkohet NATO-s si anëtare e saj e 30. Shpesh kemi folur për faktin se aty ka vend për një shtyllë të një flamuri të bukur, dhe vërtetët presim që kjo të plotësohet”.
“Për derisa Maqedonia e Veriut punon që t’i bashkohet NATO-s si anëtare e 30 dhe më tej për integrim evropian, aleatët e NATO-s garojnë për të qenë të parat për të ratifikuar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO”, deklaroi Philip Reeker, ndihmës sekretar i ardhshëm amerikan i shtetit për Evropë dhe Euro-Azi.
Reeker, duke përmendur ndikimin e viteve të fundit të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, ka theksuar nevojën për zbatimin e shpejtë të reformave duke thënë se SHBA-të mbështesin integrimin e vendeve të Ballkanit në BE.